Logo  
Main Menu
· Home
· News
· Forum
IRC

irc image.jpg
Foto galeri










Sunday 29 December 2013
“Ndalohen celularët për vajzat e pamartuara”

“Ndalohen celularët për vajzat e pamartuara”

ldquo-ndalohen-celular-euml.jpg












Një fshat në lindje të Indisë, i quajtur Bihar, ka vendosur rregullat e veta për vajzat e pamartuara.
Me një vendim të miratuar nga këshilli i fshatit, vajzave nuk u lejohet mbajtje e telefonave celularë apo veshjet provokuese, transmeton Start. “Vendimi u pranua nga mijëra fshatarë”, ka thënë kreu i këshillit, Zakir Ansari. Kjo masë ka ardhur pas rasteve të shumta të përdhunimeve, dukuri për fat të keq e zakonshme në pjesën më të madhe të Indisë. Sipas The Times of India, në rast se ky rregull shkelet familjarët duhet të paguajnë gjobë prej 5.000 rupi (60 euro). Megjithatë, ministri që drejton në atë regjion, Bhim Singh, ka kundërshtuar masën duke thënë se një këshill fshati nuk ka të drejtë të imponojë një ndalim të tillë. Më parë, një tjetër këshill fshati në rrethin e Aurangabadit ndaloi përdorimin e telefonave celularë nga nxënësit e shkollës dhe ndaloi veshjet provokuese te vajzat. /Te-Dua.net /
Posted by albano^^ on Sunday 29 December 2013 - 09:53:03 | Read/Post Comment: 0 | printer friendly
Huawei bën gati rrjetin 5G

Huawei bën gati rrjetin 5G

huawei-b.jpg












Operatorët botëror të telekomit jo shumë kohë më parë e kanë lëshuar gjeneratën 4G të internetit në mobil, ndërsa tani ofruesi i shërbimeve të tyre - prodhuesi i njohur kinez Huawei tashmë është duke punuar në gjeneratën e ardhshme të teknologjisë së internetit në mobil, gjeneratën e re, 5G.
 
Kompania ka thënë se është e nevojshme që të fillojë të investojë në kërkime dhe zhvillim për rrjetin 5G sepse sipas tyre "tani pothuajse të gjithë mund të gjenerojnë të dhëna të mëdha". Si hap të parë Huawei është duke punuar për zhvillimin e standardeve globale për 5G me shpresën për të ofruar shpejtësi të të dhënave deri në 10GB /sek, që është shpejtësi 10 herë më e madhe sesa ajo e ofruar nga rrjeti 4G. Kjo shpejtësi do ta bënte 5G-në të krahasueshme me internetin brezëgjerë me fibër, dhe e aftë për të dhënë definicion të lartë dhe filmat 3D për telefonat mobil. Vendosja e rrjetit 5G mund të jetë rreth pesë vjet larg arritjes tek përdoruesit. Ideja e 5G-së nuk është që ta zëvendësojë internetin e shpejtë me fibër, por ta plotësojë atë. / Te-Dua.net /
Posted by albano^^ on Sunday 29 December 2013 - 09:47:04 | Read/Post Comment: 0 | printer friendly
Google ka marrë 235 milionë kërkesa për largim të përmbajtjes ilegale

Google ka marrë 235 milionë kërkesa për largim të përmbajtjes ilegale

google.jpg












Google ka marrë më shumë se 235 milionë kërkesa për largimin e linqeve nga Google Search, që shkelin të drejtat e autorit. Këtë deklaratë e ka dhënë TorrentFreak, e cila shifrën e saj e ka bazuar në raportin vjetor të Google për transparencë.
 
Sipas këtij publikimi, thuhet se Google ka vepruar në më shumë se 90 për qind të kërkesave, edhe pse ajo hodhi poshtë rreth 21 milion kërkesa për shkak se ato ishin të paligjshme ose kanë qenë kopje identike e linqeve që u hoqën nga kërkesat e mëparshme të raportuesve. Kërkesat për largimin e linqeve këtë vit u rritën në krahasim me vitin 2012 dhe 2011, kur Google pati marrë vetëm 50 milionë dhe 10 milionë kërkesa, respektivisht . Grupet anti - pirateri në industrinë e muzikës, si BPI dhe RIAA kanë qenë më aktivet, me 41,7 milionë dhe 30.8 milionë kërkesa për largimin e linkave, respektivisht. 20th Century Fox, Froytal Services dhe Microsoft radhitën më pas me 19.3 milionë, 19.2 dhe 10.4 milionë kërkesa. / Te-Dua.net /
Posted by albano^^ on Sunday 29 December 2013 - 09:41:39 | Read/Post Comment: 0 | printer friendly
Babai shkel me traktor djalin e tij 9 vjeçar

Babai shkel me traktor djalin e tij 9 vjeçar

babai-shkel-me-traktor.jpg

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Kizhnarekë të Komunës së Drenasit, kur babai e ka shtypur me traktor të birin 9-vjeçar.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare, teksa po drejtonte traktorin e tij nga mbrapa ka shtypur pa qëllim djalin e tij (O.G) 9 vjeçar. Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme, rreth orës 16:00. Trupi i pajetë i fëmijës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Autopsi. Ndërkohë policia po merret me hetimin e rastit. /Te-Dua.net/
Posted by albano^^ on Sunday 29 December 2013 - 08:48:17 | Read/Post Comment: 0 | printer friendly
Go to page       >>  
Welcome
Username:

Password:


Remember me

[ ]
[ ]
[ ]
Online
Guests: 1, Members: 0 ...

most ever online: 51
(Members: 0, Guests: 51) on 22 Mar : 10:58

Members: 20
Newest member: PRINCI
Last seen
  • Mr.Tosi
    [ 2 weeks, 7 hours, 23 mins, 9 secs ago ]
  • albano^^
    [ 3 months, 2 weeks, 5 days, 13 hours, 39 mins, 2 secs ago ]
  • admin
    [ 1 year, 1 month, 4 days, 2 hours, 44 mins, 43 secs ago ]
  • PRINCI
    [ 1 year, 1 month, 1 week, 2 hours, 46 mins, 41 secs ago ]
  • Loze007
    [ 1 year, 2 months, 5 hours, 58 mins, 25 secs ago ]
  • eagle
    [ 1 year, 2 months, 1 week, 1 day, 11 hours, 27 mins, 53 secs ago ]
  • OverLord
    [ 1 year, 2 months, 2 weeks, 22 hours, 5 mins, 45 secs ago ]
  • serena_11
    [ 1 year, 2 months, 3 weeks, 4 days, 16 hours, 17 mins, 1 sec ago ]
  • neshat
    [ 1 year, 3 months, 1 day, 3 hours, 12 mins, 16 secs ago ]
  • mirjeta
    [ 1 year, 3 months, 1 day, 5 hours, 36 mins, 36 secs ago ]
Chatbox
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup


  Mr.Tosi 12 Mar : 08:23
obob gjith ket foto e ke vendu te zeri
  admin 07 Feb : 19:04
pershendetje gjithve
 
This site is powered by albano^^, which is released under the terms of the Te-Dua.Net GPL License.